30 grupe të rinjsh marrin pjesë në festivalin e këngës labe në Vlorë
Çel siparin edicioni i parë i festivalit të këngës labe në Vlorë. “Polifonia shpirti i Labërisë” mblodhi 30 grupe të rinjsh nga të gjithë fshatrat e labërisë.
Dikush të trashëguar nga familja, dikush i apasionuar pas traditës, këngëtarët shprehin emocionet e tyre.
Për regjisorin e mirënjohur vlonjat, Guri Gjeçi, i kthyer në skenë pas 19 vitesh në Amerikë, rikthimi në një festival të tillë është një kënaqësi por edhe detyrim ndaj traditës.
“Padyshim që është një emocion shumë i madh, është një kënaqësi shumë e madhe sepse unë me folkun shqiptar dhe mbi të gjitha me folkun vlonjat u rrita, u bëra artist,” – u shpreh Gjeçi.
Zv. ministrja e turizmit Vilma Bella tha për Euronews Albania se aktivitete të tilla në mes të sezonit veror, janë një vlerë e shtuar në funksion të trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Organizatori dhe ideuesi, deputeti i Lumit të Vlorës, Vullnet Sinaj tha se ky festival duhet të kthehet në një takim të përvitshëm me tabanin dhe traditën e patjetërsueshnme të Labërisë.
Nata e parë e Festivalit të Këngës Labe është ndjekur nga spektatorë të shumtë artdashës të këtij zhanri.
Për dy netë me rradhë Lungomare këndon labçe. Festivali pritet të kthehet në një takim të përvitshëm të gjithë zonave të labërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
- 09:39 Incident në Moldavinë Lindore, një dron rrëzohet dhe shpërthen në zonën e Orheit
- 09:32 Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
- 09:20 Miqësi apo ndikim, pse po e viziton Xi Jinping Korenë e Veriut?
- 09:19 Zgjedhjet në Kosovë, reagon Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
- 09:03 Sekuestrohen armë, municione dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen 6 persona
- 09:03 Mbi 200 të plagosur nga tërmeti në Filipine, shkon në 12 numri i viktimave