30 mln euro për fermerët| Nisin aplikimet, përfitojnë edhe blegtorët e peshkatarët

20 Mars 2023 | 15:46

Nga kjo e hënë, janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Fermerët, blegtorët e mund të kërkojnë subvencione nga portali qeveritar e-Albania. Këtë vit qeveria garanton 30 mln euro për ta.

Nga 20 marsi dhe deri në datën 11 prill, fermerët shqiptarë do të duhet të aplikojnë për të përfituar  nga skema kombëtare e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit.

Ministria e Bujqësisë jep këtë vit 30 milionë euro për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, ndërsa këta të fundit duhet të aplikojnë nga portali e-Albania.

Këtë vit janë 9 masa mbështetëse, ku përfshihen edhe bletërritësit, fermerët e serave dhe fermave organike. Po ashtu, do të subvencionohen edhe ata që synojnë ndërtimin të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla.

Skema e naftës falas për fermerët shpërndan një fond rreth 12 mln euro, dhe për vitin e tretë në radhë shkon për aktivitetin e tyre prodhues, duke hequr nga kostot e shumta, ato të karburantit.

Ndërkohë, për kultivuesit e perimeve pagesat janë të drejtpërdrejta në masën 3 500 euro për ha.

Teknikat e reja të kultivimit përmes skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi, do të përfshihen po ashtu me mbështetje buxhetore këtë periudhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026