Fermeri korçar i revoltuar: Nuk kam marrë naftën e vjetshme
Fermerët korçarë këtë të hënë janë vendosur në radhë për të tërhequr subvencionet e naftës. Disa prej tyre kanë folur për kamerat e Euronews Albania, duke u ankuar se përveç radhës së gjatë dhe orëve të shumta në pritje ata kanë edhe një problem tjetër, subvencioni i naftës nuk është i mjaftueshëm.
Madje një prej fermerëve është shprehur se akoma nuk kanë marrë subvencionin e naftës për vitin e kaluar.
“Naftën kemi të vitit të kaluar që nuk e kemi marrë. Erdha këtu, pastaj nuk më merrnin në telefon. Unë ja dhashë kartën e identitetit, nuk më morën në telefon. Kam ardhur shpesh herë po nuk ma kanë dhënë”, – tha fermeri.
I pyetur nga gazetari Xhensil Shkëmbi, nëse ka besim se do e marrë subvencionin këtë vit dhe nëse mendon se ai është i mjaftueshëm, fermeri është përgjigjur se do mjaftohet me aq sa di i japin.
“Ajo që është, ç’të bëjmë tani”, tha fermeri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë