30 vjet pa ujë e rrugë, banorët e fshatit Kështjellas në Elbasan në kushte mesjetare
Mungesa e ujit të pijshëm dhe mungesa e infrastrukturës rrugore janë dy problematika qe shqetësojnë prej 30 vjetësh banorët e fshatit Kështjellas pranë bashkisë së Elbasanit. Gjatë këtyre viteve u është premtuar në mënyrë sistematike në çdo fushate elektorale zgjidha e tyre por deri sot nuk është bërë asgjë për to.
Gjatësia e rrugës nuk i kalon 2 kilometra. Gjendja e saj flet vetë. Sa i përket furnizimit me ujë, banorët e fshatit kanë gjetur mënyrë alternativë duke hapur puse.
“Problemi me i madh i joni është vetëm rruga e uji. Po deshët të na ndihmoni, na ndihmoni”
“Kemi shpuar puse aty, s’kanë as ujë, janë thatësirë e madhe. Me vështirësi të mëdha.
Jemi ankuar asnjë lloj përgjigje, gjithmonë gënjeshtra, mashtrime.
“Kemi 30 vjet që kërkojmë rrugë, ujë. Kjo është fshatarësia këtu që vuan. E përditshme.
“Siç vijnë premtojnë, asgjë nuk bëjnë.
“Rrugë ujë. Nuk po kërkojmë as të na punësojnë as asgjë. Po të na sjellin këto dy gjëra të jemi në rregull”- shprehen qytetarët.
Administratori i njësisë Gjergjan tregon se projektet për zgjidhjen e këtyre problemeve ekzistojnë, por mungojnë fondet.
“Kemi bere projektin e rrugës e kemi gati dhe ja kemi çuar qeverisë, për të na ardhur qeveria ne ndihme se nuk e realizon dot bashkia. Dhe për ujësjellësin e kemi projektin dhe do realizohet shume shpejt!”- tha Resul Hoxha, administrator i njësisë administrative Gjergjan.
Por sa i përket kohës së kur mund të realizohen këto projekte, përgjigja e tij është kjo
“Po brenda këtij viti jo. Për këtë vit nuk bëhet fjalë po për vitin e ardhshëm”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia