300 miliardë $| Moska paralajmëron përgjigje nëse konfiskohen asetet e ngrira ruse
Rusia thotë se mund të ulë nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore, nëse konfiskohen asetet e saj të ngrira.
Sipas mediave të huaja, zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se Rusia do të hakmerret nëse planet për të përdorur 300 miliardë dollarë asete të ngrira që nga viti 2022 vihen në veprim.
“Ulja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike është një nga opsionet, sigurisht”, tha ai sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
“Shumë përfaqësues të lartë në qeverinë tonë kanë folur tashmë për çështjet e reagimit tonë financiar, ekonomik dhe material ndaj këtij hapi [konfiskimit], të cilin si më parë po i paralajmërojmë kundërshtarët që të mos e ndërmarrin”, tha Ryabkov.
“Tani po studiojmë formën optimale të reagimit, ku kundërmasat përfshijnë veprime kundër aseteve të kundërshtarëve tanë perëndimorë si dhe masa të reagimit diplomatik”, shtoi ai.
Kremlini më parë e quajti gjendjen aktuale të lidhjeve të tij me SHBA si “nën zero”, por asnjë degradim zyrtar i marrëdhënieve nuk ka ndodhur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali