35-vjeçari izoloi familjen, Tandili: Rasti u kuptua që në dhjetor, ndërhymë me forcë
Alma Tandili, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me Jetnor Zhabolit, 35-vjeçarit që mbante të izoluar gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij të mitur në shtëpi, ndërsa i monitoronte me kamera.
E ftuar në emisionin “Review” në Euronws Albania, ajo theksoi se rasti është kuptuar që në dhjetor, pasi vajza në moshën 9-vjeçare nuk po frekuentonte shkollën.
Ajo nënvizoi se i kanë marrë disa herë prindërit në telefon por nuk janë përgjigjur.
Pikërisht kjo gjë e shtyu policinë që të ndërhynte me forcë në banesë.
“Ky rast është kuptuar që në dhjetor, në shkollë, nga mosfrekuentimi i vajzës që ka shkëputur totalisht kontaktet. Stafi psikologët e kanë pasur të pamundur të komunikojnë me prindërit e vajzës pasi nuk e hapnin telefonin. Janë kërkuar shpesh në mbledhje dhe asnjë nuk ishte i pranishëm. Çdo gjë ishte vënë re. Ka qenë një telefonatë e një qytetari pranë policisë. Policia ka qenë shumë e angazhuar kohët e fundit.
Policia nuk ka shkuar e vetme. Janë tre fëmijë. E parë nga kjo dhe policia nuk mundi të ndërhyjë e vetme por kërkuan ndihmën e psikologut. Është dashur të shkojmë në familje dhe të hyjmë me forcë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion