350 hektarë tokë e përmbytur në Lezhë, akset rrugore mbeten të hapura

23 Janar 2023 | 09:29

Sipërfaqja e pëmbytur në qarkun e Lezhës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut është 350 hektarë.

Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, teksa disa prej tyre kanë arritur kuotën kritike.

Aktualisht, reshjet janë me insensitet të ulët, teksa nuk raportohet për akse të bllokuara.

Njoftimi i plotë

Në territorin e Qarkut Lezhë ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi.

Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afer normales,  kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 150 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish kënetën Spiten –Tresh.

Në total, si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).

Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026