350 mësues në Korçë preken nga ulja e pagës, Sindikata e Arsimit paralajmëron grevë

28 Shkurt 2025 | 17:26

350 mësues të arsimit parashkollor në Qarkun e Korçës janë prekur nga ulja e pagës, që erdhi fill pas rritjes së pagave në korrik të 2024.

Sipas Leonard Trebickës, kryetarit të Sindikatës së Arsimit në Korçë, “kjo ulje është shumë e madhe dhe përbën një problem të rëndësishëm për mësuesit, vlerë e cila shkon deri në 10 mijë lekë të rinj”.

“Ka që në muajin qershor të vitit të kaluar që është ulur paga e grupit. Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Ministria thotë se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti udhëzim”, tha Leonard Trebicka, kryetar i Sindikatës së Arsimit në Korçë.

Pavarësisht përpjekjeve për të zgjidhur këtë çështje, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete. Sindikata e Pavarur e Arsimit së bashku me Federatën ka organizuar dy takime të rëndësishme me Ministrinë e Arsimit, por sipas Trebickës nuk ka pasur rezultate të dukshme.

“Takimin e parë e kemi bërë 2 muaj më parë në Ministrinë e Arsimit, ky ka qenë takimi i dytë. Duhet të respektohet kontrata kolektive që thotë se duhet të ndiqen hapat e bisedimeve mes palëve dhe më pas të shkojmë drejt një greve e cila shumë shpejt do të jetë e pranishme në Shqipëri”, tha Trebicka.

31 Marsi do të jetë afati i fundit, tha për mediat Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë Leonard Trebicka, pas këtij afati, sindikata do të ndërmarrë hapa ligjorë dhe do të nisë një grevë për të gjithë mësuesit në Shqipëri, duke theksuar se mësuesit në të gjithë vendin po përballen me të njëjtën problematikë që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në sektorin arsimor.

Nga ulja e pagës së grupit ose siç njihet ndryshe paga e nivelit të diplomës preken rreth 6500 mësues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026