3,500 marinarë amerikanë shtesë mbërrijnë në Lindjen e Mesme

28 Mars 2026 | 17:26

Anija luftarake USS Tripoli me 3,500 marinarë amerikanë ka mbërritur në Lindjen e Mesme. Lajmin e njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X, ndërsa Pentagoni po peshon hapat e mëtejshëm në luftën me Iranin.

“Marinarët dhe Marinsat amerikanë në bordin e USS Tripoli (LHA 7) mbërritën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së më 27 mars”, tha CENTCOM.

Njësi të tilla tradicionalisht janë përdorur për misione si evakuime në shkallë të gjerë dhe operacione amfibe që kërkojnë lëvizje nga anijet në breg, duke përfshirë bastisjet dhe sulmet. Ato gjithashtu kanë një komponent luftarak tokësor dhe aviacional dhe disa njësi janë të trajnuara për operacione speciale.

Një burim i njohur me vendosjen e trupave i tha më parë CNN se prania e MEU-së u jep komandantëve mundësi shtesë për një sërë eventesh të paparashikuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026