365 milionë euro nga eksportet në muajin prill, rritje rreth 17% nga lufta

18 Maj 2026 | 17:34

Tregtia e jashtme ka shënuar rritje të forte gjatë muajve të fundit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se eksportet e mallrave arritën në 365 milionë euro, me rritje 17% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Megjithatë, pavarësisht këtij përmirësimi, ekonomia shqiptare vijon të mbetet e varur nga importet. Gjatë prillit, importet arritën në 820 miliionë euro, ndërsa deficiti tregtar mbeti i lartë, në 460 milione euro.

Shifrat tregojnë një ekonomi që po përpiqet të rikuperojë ritmin e eksporteve pas një periudhe të gjatë tkurrjeje.

Rritja e eksporteve është udhëhequr kryesisht nga sektori i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, i cili ka kontribuar me 10 pikë përqindje në totalin e rritjes. Një tjetër shtysë e fortë ka ardhur nga materialet e ndërtimit dhe metalet me 6.5 pikë përqindje.

Kjo tregon se eksportet shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në sektorë bazikë dhe në produkte me vlerë të ulët të shtuar, të lidhura me lëndët e para, energjinë dhe industrinë përpunuese të metaleve.

Nga ana tjetër, sektori fason, që për vite me radhë ka qenë një nga motorët kryesorë të eksporteve shqiptare, vijon të japë sinjale dobësimi. Tekstilet dhe këpucët kanë ndikuar negativisht në ecurinë e eksporteve me -1.8 pikë përqindje.

Kjo rënie lidhet jo vetëm me ngadalësimin e kërkesës në tregjet europiane, por edhe me kostot më të larta të prodhimit, mungesën e fuqisë punëtore dhe konkurrencën në rritje nga tregjet aziatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026