English

38-vjeçari në Moskë dënohet me pesë vjet “punë të detyrueshme” pse foli për REL-in

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata ruse ia ka ndaluar këtij burri, Yury Kokhovetsit, që të administrojë faqe në internet, në katër vjetët e ardhshëm.

Ndëshkimi i përshkruar si “punë e detyrueshme”, në Rusi nënkupton që të dënuarit nuk e kryejnë dënimin me burgim, por qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe dërgohen për të punuar nëpër objekte industriale në qytezat, qytetet apo vendet tjera që kanë marrëveshje me Shërbimin Korrektues.

Një pjesë e pagave të tyre ndalen për Thesarin e Shtetit. Avokatja e Kokhovetsit, Yelena Sheremetyeva, ka thënë se gjykata ka vendosur që i pandehuri do t’ia ndajë shtetit 10 për qind të pagës së tij mujore.

Kokhovets është ndaluar në mars të vitit 2023 dhe është akuzuar për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë. Ai më pas është liruar, por i është kërkuar që të mos largohet prej Moskës.

Në korrik të vitit 2022, Kokhovetsit është i afruar një gazetar i Radios Evropa e Lirë, i cili e ka pyetur nëse duhet ulur tensionet në mes të Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

“Natyrisht që na duhet shtensionim, mirëpo e gjitha varet prej Qeverisë sonë. Qeveria jonë e ka nisur të gjithën.. Është Rusia ajo që i ka krijuar këto probleme”, ka thënë Kokhovets për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk shoh ndonjë problem me NATO-n, nuk është duke planifikuar të sulmojë askënd”.

Ai ka shtuar se forcat ruse kanë vrarë civilë në Buça të Ukrainës “pa asnjë arsye”. Moska e mohon se ka kryer krime të luftës në Ukrainë.

Kokhovets është deklaruar pjesërisht fajtor, duke hedhur poshtë se deklaratat e tij kanë pasur për bazë urrejtjen. Ai, po ashtu, ka thënë se e gëzon me Kushtetutë të drejtën për të shprehur mendimin e tij.

Edhe avokatja e tij ka thënë në gjykatë se klienti i saj nuk ka shpërfaqur urrejtje ndaj askujt kur ka folur për Radion Evropa e Lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?