Marrëveshje mes muzeut “Marubi” dhe arkivit fotografik më të vjetër në botë

13 Tetor 2023 | 16:55

Puna dhe mundi i shumë viteve në krijimin dhe rritjen e muzeut kombëtarë të fotografisë “Marubi” është finalizuar mbrëmjes e së enjtes në një event gala ku është firmosur marrëveshja me arkivin fotografik më të vjetër në botë , Arkivin “Alinari”.

Drejtuesi i këtij muzeu, Luçjan Bedeni e ka vlerësuar këtë moment historik i cili nuk do të ndalet me kaq. Qëllimi si pas tij është krijimi i shkollës së fotografisë.

“Me Alinarin është një pikë shumë e rëndësishme. Është  historike. Ky bashkëpunim ka një tjeteër synim. Një shkollë fotografie i cili është një projekt i Marubit shume ambicioz. Nuk do të jetë një shkollë e thjeshtë  fotografie, vëmendja jonë do të jetë për restaurimet, për konservimin, mënyrën e dixhitalizimit dhe trajtimin e arkiveve”-tha Lucian Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar.

Finalizimi i këtij bashkëpunimi me arkivin Italian do të jenë dy ekspozita të emrave të njohur të artit botëror, së shpejti në muzeun “Marubi”.

“Ne jemi shumë të lumtur që i arkivi ynë, hyn ne kontakt me një tjetër arkiv fotografik që ka lindur nga një fotograf Italian si Marubi dhe i tregojmë botës, përmes fotografisë, të kaluarën. Koleksioni i jashtezakonshëm që ka dhe cilësia e konservimit të këtyre materialeve, e bën të veçantë muzeun “Marubi”. Do të punojmë që të mësojmë të rinjtë të njihen me proceset e restaurimit të fotografive, konservimit, pasi ne kemi një shkollë të shkëlqyer në Firence”-tha Giorgio Van Straten, president i Alinari.

“E gjitha kjo është një histori interesante, pasi nis nga një JO. Kur mësova se do të jem drejtor i Insitutit Italian të Kulturës, për shkak edhe të njohjeve, doja të sillja një ekspozitë të Alinarit në Shqipëri. Mora një JO në fillim, por sot ja kemi arritur dhe arsyet përse janë të shumta. Kemi  firmosur një marrëveshje afatgjate dhe me fryte për vitet në vazhdim mes Marubit dhe Alinarit.”-tha Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës

Historia e koleksionit fotografik Alinari filloi në Firence në 1852 kur Leopoldo Alinari ngriti laboratorin e tij të parë fotografik në Firence. Së bashku me vëllezërit e tij Giuseppe e Romualdo themeluan firmën “Vëllezërit Alinari”. Sot ky arkiv numëron mbi 5 milion artefaktë të koleksioneve të artistëve më të rëndësishëm botëror.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026