4.3 mld € qarkullojnë në duart e shqiptarëve, rritet vlera e parave jashtë bankave

2 Maj 2025 | 15:21

Në Shqipëri qarkullojnë rreth 4.3 miliardë euro jashtë bankave. Shifra tregon se paraja fizike që gjendet jashtë sistemit bankar ka vijuar të rritet me një ritëm të shpejtë edhe në tremujorin e parë të vitit 2025.

Në raport me vitin e kaluar, janë afro 400 mln euro, ose 10% më shumë vlera monetare, të cilat qarkullojnë në dorë

Këto shifra tregojnë një prani më të madhe të parasë fizike në ekonomi, e cila lidhet me kulturën e banorëve për të kryer pagesa me para në dorë dhe për të mbajtur kursime në banesë.

Ndërkohë, edhe informaliteti apo paraja e fituar nga burime të jashtëligjshme ndikon në këtë sjellje.

Në drejtim të uljes së përdorimit të parasë “cash” në ekonomi, në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave parashikohej që gjatë 2025 të vendosej një limit për pagesat cash mes individëve, duke reduktuar pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150 mijë lekë që është limiti aktualisht.

Ndërkohë, pritet që të ulen edhe komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe tatimpaguesve.

Gjithashtu, për të nxitur edhe më tepër kryerjen e pagesave elektronike, këtë vit pritet të shpërndahen në të gjithë vendin 4750 terminale POS për tregtarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026