Katër anëtarët e familjes Gjoka vijojnë të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore

5 Korrik 2021 | 12:57

Katër anëtarët e familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur nga shpërthimi i 6 bombolave të gazit në Velipojë, vijojnë të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gazetarja e Euronews Albania, Elona Gjylmi raportoi nga reparti i Djegie-Plastikës në QSUT se nuk ka asnjë përmirësim të gjendjes shëndetësore të të plagosurve.

Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit në një nga bombolat e kampingut, e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës nga familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, ku pas shpërthimit të bombolave nëna 40-vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të moshave 19, 15 dhe 11 vjeç mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt repartit të Djegie-Plastikës në QSUT.

Mësohet se familja Gjoka, pronarë të hotelit ku shpërtheu bombola e gazit, sapo ishte kthyer nga Italia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026