4 ditë në qeli, aktivistja Bakalli tregon dhunën e ushtruar nga policia
Aktivistja Gjyliana Bakalli, që u arrestua në protestën për rritjen e çmimeve, tregon për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania dhunën që policia ushtroi ndaj saj.
“Kanë ushtruar dhunë ndaj meje. Kam shenja në duar. Në Komisariat nuk kam pasur probleme”, shprehet ajo, teksa tregon se është ndaluar nga policia gjatë protestës së 10 marsit.
Znj. Bakalli nënvizon se ajo u ndalua pasi u konfrontua me efektivët e policisë.
“Unë aty jam duke i folur dikujt që nuk polici por është një civil që urdhëronte policin që të na shtynin dhe arrestonin. Jam arrestuar të enjten dhe kam dalë dje pasdite”, thotë vajza e re për foton që u bë virale në rrjet.
Sipas saj ishte e pak vështirë nga ana psikologjike qëndrimi në qeli, por tregon se nuk u tremb.
“U mërzita për faktin që duhet të isha në punë duke ndihmuar qytetarët. Na thanë që ishte dhënë urdhër që ne duhet të qëndronim më qeli”, tregoi ajo.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë