4 fëmijë helmohen nga gazi në Greqi, njëri ndërron jetë
Katër fëmijë janë helmuan nga gazi pranë qytetit grek të Xanthit, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, raportojnë sot mediat greke.
Një djalë 16-vjeçar dhe tre motrat e tij janë gjetur pa ndjenja në një shtëpi në fshatin Magico dhe me shumë gjasa janë helmuar nga një rrjedhje gazi, transmeton Kattimerini.
Djali ka ndërruar jetë pak më vonë në spital, ndërsa motrat e tij janë ende të shtruara. Dy vajza të moshës 15 dhe 18 vjeç janë intubuar dhe do të transferohen në Selanik.
Rezultatet e para të hetimit flasin edhe për rrjedhje gazi, ndërsa autopsia që vijon do të japë përgjigje të plota.
Fëmijët u gjetën pa ndjenja nga nëna e tyre e cila kishte shkuar t’i zgjonte sepse duhej të shkonin në shkollë.
Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit të cilët kanë siguruar shtëpinë dhe kanë transferuar fëmijët në spitalin e Ksantisë.
Kryebashkiaku Jorgos Tsitiridis tha se ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike, duke shtuar se me sa duket ka pasur rrjedhje gazi në impiantet e shtëpisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen