4 pemë për banor, Shqipëria shton sipërfaqet me ullinj

9 Dhjetor 2023 | 19:43

Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua prodhimi i ullirit në Shqipëri.

Shqipëria ka një tokë dhe një klimë të bekuar për këtë kulturë bujqësore, të cilën e kemi pasur aty për shekuj, por hera-herës e kemi parë si të huaj, e të largët. Si një pemë e cila mund të lëshonte kokrra të arta në Greqi e Itali, por jo këtu.

Ullinjtë u derdhën lumë vitin e kaluar nga pemët e Beratit, Vlorës, Dumresë, Sarandës e Fierit, dhe bashkë me to edhe vaji që doli nga fabrikat vendase. Mbiprodhimi i shtangu fermerët, të cilët fillimisht u përballën me mungesën e tregut të shitjes dhe mbajtën produktin në magazina, derisa gjetën pas muajit mars, kanalet për ta çuar atë jashtë vendit, në Itali e Spanjë.

Eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku deklaroi për Money: “Mesatarja e prodhimit të vajit të  ullirit në Shqipëri është 15 mijë deri në 18 mijë tonë prodhim, i cili konsumohet 100% në Shqipëri. Ajo cka mund të themi, (duke mos marrë parasysh vitin e kaluar, ku rrallë mund të ndodhë që ne të kemi prodhim aq të madh), është se vaji i ullirit ka mundësi për rritje”.

Prodhimi i vajit të ullirit është traditë mjaft e vjetër në Shqipëri, por në vitet e fundit, ai ka fituar një vëmendje të shtuar. Në agrofondin e ullishtarisë shqiptare, deri në vitet 1940 ishin të regjistruara 1.5 milionë rrënjë ullinj, kryesisht me moshë të madhe, të mbjella në toka jo shumë produktive. Në fund të viteve 1980, ullishtaria zinte rreth 5 milionë rrënjë, ndërsa sot numri i  pemëve të mbjella arrin në 12 mln.

Prodhuesi i vajit të ullirit Tauland Shehu deklaroi: “Nga viti në vit, ka goxha interes dhe rritje në bimë. Sot janë shtuar rrënjët e ullirit dhe vazhdojnë pa ndërprerje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026