Dyfishohet çmimi i vajit të ullirit, fermerët kërkojnë ndihmë
Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u analizua prodhimi i ullirit dhe vajit në Shqipëri.
Të bëhesh faktor për tregje me popullsi dhjetra herë më të mëdha se Shqipëria, është mision gati i pamundur, por të konkurrosh me çmimin dhe cilësinë mund të jetë një sfidë e arritshme, jo vetëm në letër por edhe në realitet. Sot çmimi për litër në fabrikë ka arritur në 800 lekë, ndërsa qeveria duhet të ndikojë për të disiplinuar tregun e për të konkurruar me fqinjët.
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku nënviozi në Money se për të dalur në tregje ndërkombëtare nevojiten një sërë standardesh.
“Për t’u bërë faktor në tregje duhet të plotësojmë një sërë standardesh. Kjo është një nga çështjet që nuk po avancojmë me marketingun, që do të thotë një paketim cilësor dhe brendim të çertifikuar. Po ashtu, duhet të dimë se 50% e ullishtarisë në Shqipëri e kemi organike, pra është një vlerë e shtuar në produktin final dhe kuptohet që tregjet ndërkombëtare kanë kërkesë ndaj këtij produkti”, tha ai.
Rritjen e kërkesës dhe çmimit e evidentoi dhe prodhuesi i vajit të ullirit, Marin Suli.
“Këtë vit, është rritur kërkesa që pa filluar vjelja e ullinjve dhe e ka çuar vajin me çmim 700-800 lekë, çka do të thotë se në treg do të dalë me 1200 lekë/litri. Ky është një aspekt që qeveria të ndërhyjë dhe të mbrojë prodhuesit dhe tregun e brendshëm”.
Ndërkohë prodhuesi i vajit të ullirit Tauland Shehu u shpreh: “Në qoftë se shteti i ndihmon edhe me subvencione, si tek nafta si tek plehrat, mbledhja, do ketë interes dhe do të jetë punë me pastër. Edhe ne nuk duam të vijnë me thasë, por të pajisen me arka do të jetë gjë e mirë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë