4 turistë rusë gjenden të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret
Katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra janë gjetur të pajetë brenda një saune në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grup turistësh të cilët prej disa ditësh janë strehuar në një hotel në Qerret.
4 viktimat janë shkëputur nga grupi dhe pjesa tjetër i kanë kërkuar nëpër hotel, por i kanë gjetur brenda në sauna të asfiksuar.
View this post on Instagram
Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se kanë qëndruar më tepër se ç’duhet brenda saunës.
Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale bëri me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 22:20 të së premtes në ambientet e saunës së një hoteli në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe; N. L, 58 vjeç; N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania