4 viktima nga sulmet me bomba në Kiev, Zelenski kritika Izraelit

21 Mars 2022 | 08:54

Të paktën katër persona u vranë në orët e para të mëngjesit të së hënës pasi forcat ruse bombarduan një qendër tregtare në Podil, afër Kievit. Forca e shpërthimit shkatërroi ndërtesën.

Sirenat e alarmit po dëgjohen gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Situata vijon të mbetet më alarmante në Mariupol ku njerëzit po vuajnë nga mungesa e energjisë dhe ndihmës së parë.

“Në Mariupolin e rrethuar, avionët rusë hodhën bombë në një shkollë arti. Njerëzit ishin fshehur atje. Fshiheshin nga bombardimet. Nuk kishte pozicione ushtarake. Kishte rreth katërqind civilë”, tha presidenti Volodymyr Zelenski.

Ushtria ruse u ofroi trupave ukrainase që mbrojnë portin strategjik të Mariupolit të linin armët dhe të dilnin nga qyteti përmes korridoreve humanitare, por ky propozim u refuzua nga autoritetet vendase. Moska nuk sqaroi sesi do të reagojë nëse ky afat nuk pranohej.

Qyteti verilindor i Kharkiv është po ashtu nën pushtetin e bombardimeve, por mbetet në duart e autoriteteve ukrainase. Shumica e popullsisë së saj civile u arratis drejt Perëndimit.

Presidenti Zelenski ka kritikuar Izraelin për hezitimin për të dërguar teknologjinë e tij të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke i thënë parlamentit se sistemet e mbrojtjes raketore izraelite janë më të mirat në botë dhe ato mund të “ndihmojnë patjetër popullin ukrainas”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026