4 vite pas përmbytjeve, qindra familje në Porto Romano pa dëmshpërblim
Qindra familje në Porto Romano vazhdojnë prej vitesh kalvarin e gjatë të korrespondencës institucionale për të përfituar paratë që u takojnë.
Prej më shumë se 4 vjetësh ata kërkojnë të marrin dëmshpërblimin që u takon për shtëpitë e përmbytura në prill të vitit 2018.
“Nuk kemi fonde për t’ju dëmshpërblyer thonë dhe ne kemi mbetur në pritje. Hë këtë vit, hë vitin tjetër e si përfundim nuk kemi marrë asnjë lekë,” – u shpreh Ramiz Elezi, një banor i zonës.
“Prej 4 vitesh ne kërkojmë dëmshpërblim. Kemi trokitur nëpër të gjitha dyert e administratës dhe nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje,” – tha Sadik Prethi, një tjetër banor.
Dëmi i shkaktuar, sipas tyre, kap vlerën e miliona lekëve.
“Një milion lekë të reja kam në 2018. Jemi 3 familje në 4 dhoma. Më ka hyrë 1 metër ujë rezervuari,” – tregoi Nezir Peshkëpia, banor i zonës.
“Rreth 5 milion e gjysmë, që kemi parë atë listën se ne nuk e dimë të sigurt,” – tha Ramiz Elezi.
Sipas banorëve, bashkia është selektive në dhënien e dëmshpërblimeve.
Ata ngrenë dyshimet, se përzgjedhja bëhet në bazë të bindjeve politike.
Ndonëse të lodhur nga mosreagimi i institucioneve, banorët deklarojnë se do ta vazhdojnë betejën e tyre.
Megjithëse institucioni i Avokatit të Popullit u ka dhënë për këtë rast të drejtë banorëve dhe ndonëse nga verifikimet e kryera nga bashkia pas përmbytjeve në këtë zonë, rezultoi se 130 familje kishin pësuar dëme, fondi për dëmshpërblimin e tyre edhe pas kaq vitesh nuk është lëvruar ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve