Rinis shkolla pas pushimeve, pezullohet mësimi në 15 shkolla

11 Janar 2021 | 15:30

Ka nisur sot mësimi për mbi 400 mijë nxënës të sistemit para universitar në vend. Zhvillimi i mësimit do jetë serish një alternim mes atij në shkollë dhe online.

Pas pushimeve dimërore, këtë herë më të gjata se zakonisht, nxënësit i janë drejtuar dyerve të shkollës. Ashtu sikurse Ministria e Arsimit ka bërë me dije mësimi do të zhvillohet i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Mirëpo mësimi online vijon të shfaqë vështirësi për nxënësit. Nxënësit të pyetur nga Euronews Albania thonë së mësimi online vijon të mbetet jo produktiv.

“Nuk më pëlqen mënyrë se si zhvillohet. Është shumë e vështirë për t’u lidhur me mësuesit në qoftë se ke ndonjë pyetje”, shprehet një nxënëse e shkollës “Ismail
Qemali” në Tiranë.

“Na japin disa video për të parë, e cila mua nuk më duket një mënyrë e mirë për të mësuar. Më mirë është në shkollë sepse kupton më shumë”, thotë një nxënës tjetër.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë po e zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar. 

Sipas zv. ministres së Arsimit, Nina Guga për 15 shkolla të vendit këtë të hënë për shkak të reshjeve të dendura të shiut mësimi është pezulluar.

Kurse vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi vizitoi sot shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë ku uroi nxënësit dhe mësuesit për rifillimin e procesit mësimor, si dhe theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026