Rritet numri i rasteve me kancer të lëkurës në Shqipëri

7 Mars 2023 | 16:05

Melanoma apo kanceri i lëkurës po bëhet një rrezik për shëndetin e popullatës. Vetëm gjatë një viti në shërbimin e dermatologjisë në QSUT identifikohen 40 raste të reja.

30 deri në 40 raste me kancer të lëkurës diagnostikohen çdo vit në Shqipëri. Mjekët dermatolog japin alarmin se numri i të prekurve nga melanoma po rritet çdo ditë, duke e bërë këtë sëmundje kërcënuese për jetën e popullatës.

“Vlerat janë gjithmonë në rritje. Minimalisht ne kemi diagnostikuar 30 deri 40 raste me melanomë në vit, kjo do të thotë se është alarm për popullatën që tu drejtohen mjekëve për tu diagnostikuar në faza të hershme melanomën që prognoza të jetë më e mirë”- tha Monika Fida dermatologe.

Dielli dhe përdorimi i  kabinave të solarit konsiderohen armiku numër një që na çon në zhvillimin e kancerit të lëkurës.

“Ekspozimi në diell pasohet me rrezik më të lartë të kacerit të lëkurës, aplikimi I kabinave të solarëve është një arsye që çon në melanoma, dy ose 3 djegie në fëmijëri pasohet me risk më të lartë të shfaqjes së melanomës në moshat adulte”- nënvizoi ajo.

Por çfarë do të na siguronte një jetë të shëndetshme pa kancer lëkure?

“Realizohet një ekspozim i mbrojtur, në orët e para të mëngjesit, ky është parandalim parësor, nga ana tjetër është parandalimi dytësor, çka është paraqitja tek mjekët për të kapur në faza të hershme kancerin e lëkurës”- shtoi Fida.

Ndryshimi i nishaneve në kohë për dermatologët është alarmi që duhet të na drejtojë pa vonesë tek mjeku, pasi kanceri i lëkurës është 100% i trajtueshëm nëse kapet në kohë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026