English

40 vatra zjarri gjatë verës në Gjirokastër, u dogjën 40 hektarë kullota

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër ka bërë një bilanc të vatrave të zjarrit me të cilat është dashur të përballet gjatë sezonit të verës.

- Advertisement -

Të dhënat flasin për 40 të tilla, pjesa më e madhe e të cilave në pyje dhe kullota. Drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër, Pëllumb Shalari, tregon për Euronews Albania se cilat kanë qenë zonat më problematike dhe ndërhyrjet e ekipit zjarrfikës

“Ndihma e Shërbimit Zjarrfikës dhe e Forcave të Armatosura në të gjithë territorin e bashkisë por jo vetëm ka qemë një ndihmë maksimale gjë për të cilën ka bërë që zjarret të parandalohen në kohë. Shërbimi Zjarrfikës dhe forcave të Armatosura iu bashkuan thirrjes së qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin dhe ndihmën e saj modeste në zjarret që përfshinë territorin e Greqisë,” – u shpreh Shalari.

“Forcat zjarrfikëse të Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës kanë ndërhyrë. kanë dhënë kontributin e tyre modest edhe në zjarrin që mori përmasa të mëdha në Dropullin e Sipërm në muajin gusht njëkohësisht zjarrin që ka përfshirë territorin e Bashkisë Libohovë dhe territorin e Bashkisë Memaliaj,” – shtoi ai.

Domosdoshmëri për verën e ardhshme ngelet zbatimi i masave parandaluese nga banorët dhe kryesisht barinjtë për evitimin e zjarreve në pyje-kullota.

“I bëj thirrje gjithë komunitetit gjirokastrit por jo vetëm të bëjnë kujdes të shtuar sa i përket masave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi sepse nëse zjarri do të ndizet ai merr përmasa të mëdha dhe pastaj vetvetiu do të kemi humbje në njerëz apo sipërfaqe kullosore dhe pyjore,” – tha Shalari.

Në qarkun e Gjirokastrës përgjatë verës u dogjën rreth 40 hektarë tokë, kryesisht kullota malore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?