410 hektarë tokë nën ujë në Lezhë, banori: Politikanët vijnë vetëm për vota

12 Dhjetor 2022 | 11:38

Situata me përmbytjet mbetet problematike në fshatin Gjorom të Mamurrasit, ku rreth 210 hektarë tokë janë nën ujë.

Ndërkohë në të gjithë qarkun e Lezhës janë gjithsej rreth 410 hektarë tokë nën ujë.

Gazetarja Sara Memushaj raporton se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë banesë të përmbytur, por reshjet e shiut do të vijojnë dhe rrezikohen që të futet uji nëpër shtëpi.

Një banor i zonës, Edison Bushi, u shpreh për Euronews Albania se deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga asnjë institucion për situatën.

“Nuk kemi parë asnjë lloj reagimi të asnjë institucioni. Zona përmbytet se janë kanalet e bllokuara. Politikanët vijnë vetëm për të na kërkuar votat. Askush nuk pyet për popullin. Uji më ka ardhur 2 metra afër shtëpisë. Duhet të vijnë dhe të pastrojnë kanalet. Kemi pasur shumë dëme, askush nuk na ka dëmshpërblyer. Do të ketë reshje shiu dhe kemi frikë se mos na hyn uji brenda”, u shpreh banori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026