A do të ketë luftë në Kosovë? Analisti Behrami analizon situatën

12 Dhjetor 2022 | 11:09

“Gjasat për një luftë janë zero”.

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania analisti Artan Berhani, teksa komentoi tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

“Në Kosovë prezenca e NATO-s dhe SHBA-së e garantojnë një gjë të tillë. Askush nuk duhet të shqetësohet se në Kosovë do të ketë luftë. Vuçiç gjithmonë mobilizon ushtrinë sa herë që ka tensione; këto janë manovra populiste që i shërbejnë politikave të brendshme në Serbi”, u shpreh Berhami.

Aktualisht rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jetë të bllokuara nga makina të tonazhit të rëndë ose autobusë.

Ndërkohë, edhe akset rrugore në Rudar vijojnë të jetë të bllokuara. Ende nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e KFOR.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026