Tensionet në veri, analisti: Ish-policët serbë janë kthyer në mercenarë të Vuçiç

12 Dhjetor 2022 | 10:46

Analisti Artan Berhani u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ish-policët serbë, të cilët dhanë dorëheqjen në Kosovë, tashmë janë kthyer në mercenarë të Aleksandër Vuçiç.

Teksa komentoi tensionet e fundit në veri të Kosovës, Berhani tha se pritet që të ndërhyjë KFOR për lirimin e rrugëve.

“Ish-policët serbë të Kosovës tashmë janë shndërruar në mercenarë të Aleksandër Vuçiç dhe janë nën kontroll të plotë të tij. Rrugët edhe më tutje janë të bllokuara, por kemi një zotim nga KFOR që do të marrë përsipër negociatat dhe largimin e tyre. Për momentin  edhe serbët vetë janë të bllokuar”, u shpreh ai.

Aktualisht rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jetë të bllokuara nga makina të tonazhit të rëndë ose autobusë.

Ndërkohë, edhe akset rrugore në Rudar vijojnë të jetë të bllokuara.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026