Shpërthim me eksploziv në një dyqan në zonën e Komunës së Parisit

12 Dhjetor 2022 | 10:33

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Komunës së Parisit.

Bëhet fjalë për një biznes në pronësi të Amarald Canajt nga Kukësi, i cili prej disa kohësh kishte në posedim edhe biznesin në Tiranë, pranë kompleksit “Kikia 2”.

Burime policore bëjnë me dije se ndaj këtij shtetasi është bërë edhe më parë një veprim i tillë, por fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur dje rreth orës 04:00 të mëngjesit, dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse që është vendosur dhe ka shpërthyer pranë biznesit.

Hetuesit që po merren me rastin paraprakisht kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë patur, dhe eksplozivi ka qenë për t’i dhënë një mesazh.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja për të zbuluar nëse është fiksuar ndonjë moment i lëvizjes së autorit/ëve që do t’i ndihmonte hetuesit për zbardhjen e identitetit të tyre.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026