‘Ka njerëz që janë vrarë’, Pango tregon çfarë i ndodhi pas kamerës së fshehtë
Psikologu dhe pedagogu Ylli Pango tregoi përjetimet nga kamera e fshehtë disa vite më parë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Pango e cilësoi ngjarjen një intrigë të cilën e ka hedhur pas krahëve plotësisht, duke vazhduar jetën.
Pango tregoi se 24 orëshin e parë pas publikimit të kamerës së fshehtë ishte ndjerë i tronditur, por, siç tha, e kishte marrë jetën e tij në dorë menjëherë duke mos lejuar në asnjë moment deprimimin që mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.
“Ishte komplet intrigë; është diçka që e kam flakur, e kam hedhur pas me përbuzje. 24 orëshin e parë kam qenë i trullosur, se nuk e konceptoja dot që kjo do bëhej ngjarje; ishte aq e sajuar, aq qesharake, në asnjë vend të botës s’mund të bëhej. Pas një dite jam ngritur në këmbë dhe kam filluar luftën, kam qenë unë paditësi. Unë këtë luftë e quaj të fituar se kam vazhduar të botoj libra; kam rikrijuar familje; kam bërë fëmijë tjetër; kam udhëtuar në gjithë botën dhe unë s’e njoh fjalën pension e lodhje, sepse përqafova jetën dhe vazhdova fuqishëm të jetoj. Nuk pata asnjë moment deprimimi, ndërkohë që në ngjarje të tilla shumë njerëz janë vrarë, janë shkatërruar, kanë humbur nëpër botë, por nuk është faji tyre, nuk trajtohet njeriu kështu”, rrëfeu Pango.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori