Egbo bën parashikimin: Marok-Kroaci shkon në finale, Botërorin e merr Afrika
Ish-futbollisti nigerian Emanuel Egbo bëri parashikimin e tij për finalen dhe fituesin e botërorit Katar 2022.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai u shpreh se finalja e madhe do të ndahet mes Kroacisë dhe Marokut, ndërsa ky i fundit sipas ish-futbollistit fiton edhe Kupën e Botës.
“Kroacia është ekipi i parë në botë që nuk ka humbur 11 ndeshjet e fundit, dhe Maroku ka 9 ndeshje që nuk humb. E njoh shumë mirë futbollin afrikan dhe Marokun; janë ekipe që mbrohen shumë mirë dhe janë shumë të mirë në kundërsulm. Nuk do jetë befasi nëse shkojnë të dyja në finale. Jam me Marokun, duke qenë skuadër afrikane dhe është surpriza e këtij botërori. Maroku ka pësuar vetëm një gol, është ekip që mbrohet shumë, mendoj se ose fiton 1-0 ose shkon me penallti”, tha Egbo.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do pranonte të rikthehet si trajner në Shqipëri? Flet Emanuel Egbo
- Befason ish-futbollisti Egbo: Shqipëria është njësoj si Nigeria
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein