Befason ish-futbollisti Egbo: Shqipëria është njësoj si Nigeria
Ai është një personazh shumë interesant dhe shumë i dashur për të gjithë shqiptarët. Madje me bindje ndjehet jo vetëm nigerian, por edhe shqiptar.
Me një karrierë aktive, portier me klube në Egjipt, portier i kombëtares së Nigerisë, i ardhur në Shqipëri në vitet 2001-2004 si portier i SK Tirana, pastaj te Bylisi në sezonet 2007-2011, për t’u rikthyer te SK Tirana si trajner dhe kampion. Prej disa muajsh ai është i angazhuar me klubin OHOD FC Medinah në Arabinë Saudite.
Emmanuel Egbo përjetoi momentet e tij të famës, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se mund ta kishte, por pikërisht atëherë trajneri nigerian, afrikani i parë që fiton një titull kampion si trajner në Europë me Tiranën, do të duhej të largohej nga Shqipëria për një tjetër aventurë në futboll.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Egbo tregoi se lidhjen me Shqipërinë e ka shumë të fortë, pasi siç theksoi Shqipëria është si vendi i tij i lindjes, Nigeria.
“Shqipëria është vendi im i parë, këtu kam jetuar më shumë se në Nigeri, bashkëshortja ime punon këtu, nuk ka qenë me mua në Arabi. Shqipëria është si Nigeria; shqiptarët kanë respektin dhe mirësjelljen ndaj të huajve si në vendin tim. Kur shohin se një i huaj kërkon të integrohet, ata e bëjnë pjesë të familjes”, u shpreh Egbo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori