Ja pse duhet të bëni 10 minuta pushim pas çdo takimi, sqaron psikologia
Jeni të stresuar gjatë takimeve të njëpasnjëshme? Është e gjitha në kokën tuaj! Rritja e aktivitetit të trurit e lidhur me përpjekjet mendore ndodh sidomos kur kaloni disa minuta pushim nga një aktivitet në tjetrin. Studiuesit e Microsoft-it gjetën ndryshime në tru pas takimeve të njëpasnjëshme.
Njerëzit që duruan katër orë takime njëri pas tjetrit kanë një rritje të aktivitetit beta, i cili shoqërohet me nivele të larta të stresit. Kjo rezultoi në rraskapitje, mungesë fokusi dhe frikë nga takimi i ardhshëm. Studiuesit zbuluan se vetëm një pushim 10-minutësh është i mjaftueshëm për të rivendosur trurin. Hulumtimi i ri zbulon se stresi që ndjeni gjatë takimeve të njëpasnjëshme është i gjithi në kokën tuaj.
Psikologia Enida Përlala shpjegoi në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania gjetjet e studimit, duke shpjeguar se duke marrë 10 minuta pushim midis takimeve të punës, rrisim aktivitetin dhe jemi shumë më të përqendruar. Sipas psikologes, duke u mbingarkuar s’do kemi fokusin e duhur në secilin takim.
“Biznesmenët do ta kishin më të vështirë ta pranonin këtë, duke qenë se e ndiejnë humbje nëse bëjnë një sasi të caktuara takimesh në ditë. Nëse largohemi nga zyra 5-10 minuta, efektiviteti i takimit të radhës do të jetë më i madh dhe kjo vërtetuar me anë të studimit. Numri i takimeve mund të ketë qenë më i ulët, por produktiviteti më i lartë”, shpjegoi psikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare