42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

20 Gusht 2025 | 10:50

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë, ku një 42-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga shtetasin 42-vjeçar me inicialet A. Ll.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses ka tentuar ta djegë atë në banesën ku jetonin.

“Arrestohet shtetasi A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre,” bëjnë me dije uniformat blu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026