E rëndë në Divjakë/ Vritet me thikë 32-vjeçari pas konfliktit për një kanal vaditës

20 Gusht 2025 | 09:20

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një 32-vjeçar humbi jetën si pasojë e një goditje me thikë.

Viktima, Besmir Kumria, ishte duke qëndruar në një lokal së bashku me miqtë e tij, kur është qëlluar me mjet prerës nga një person, i cili menjëherë pas ngjarjes u largua nga vendi i krimit.

Kumria ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori u shpall në kërkim.

Policia arriti të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, dyshohet se konflikti që çoi në vrasje ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mes dy familjeve, lidhur me një kanal vaditës në fshat.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit, ndërkohë që autori do të përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026