Mbërrijnë në gjykatën e Korçës të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo

17 Gusht 2025 | 14:00

Në një ditë me tension të lartë, kanë mbërritur në Gjykatën e Korçës të arrestuarit për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Erald Xhejo. Pjesëmarrësit në procesin e masës së sigurisë janë Enedio Zguri, autor i dyshuar i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i tij, si dhe pesë të rinjtë të tjerë të akuzuar për fshehjen e ngjarjes dhe pengimin e hetimeve.

Enedio Zguri, i cili është arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit, do të njihet me masën e sigurisë gjatë seancës së sotme. Përveç tij, babai dhe xhaxhai i tij po akuzohen për rolin që kanë pas ngjarjes, ku njëri dyshohet se ka tentuar të fshehë djalin dhe tjetri përpjekjet për të fshehur armën e krimit.

Gjithashtu, pesë të rinjtë të cilët janë akuzuar për tentativë të fshehjes së ngjarjes, do të përballen me masa sigurie, pasi kanë refuzuar të flasin në momentet e para të marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Policia ka rrethuar gjykatën e Korçës për të garantuar rendin dhe sigurinë, për shkak të pranisë së lartë të familjarëve të viktimës, të cilët janë të pranishëm për të kërkuar drejtësi për Erald Xhejon.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026