Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, çfarë masash vendosi Gjykata për 8 të arrestuarit

17 Gusht 2025 | 17:40

Gjykata e Korçës ka dhënë pasditen e së dielës masat e sigurisë për 8 të arrestuarit lidhur me vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo.

Togat e zeza vendosën që të lënë në qeli autorin e dyshuar, 14-vjeçarin Enedio Guri, së bashku me babain dhe xhaxhain e tij, të cilët u arrestuan me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Florian Çela, shoku i autorit, u la në “arrest shtëpie”, ndërsa katër të miturit dëshmitarë në vendngjarje janë lënë nën masën e mbikëqyrjes prindërore.

Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë është shprehur se 14-vjeçari Enedio Guri ka shprehur pendesë në lidhje me ngjarjen.

“I mbrojturi nga unë shprehu pendesë, duke thënë se nuk dëshironte që të ndodhte kjo pasojë dhe se nuk kishte dijeni që veprimet e tij do të sillnin një rezultat të tillë. Ai shprehu ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë deklaroi edhe babai i të miturit, i cili tha se “na vjen keq”. Gjykata vendosi që ai të jetë me masën e arrestit në burg. Kjo pasojë, e shkaktuar nga një konflikt i çastit, u vlerësua e rëndësishme nga gjykata, edhe pse është fëmijë; po ashtu, arresti u vendos edhe për babain dhe xhaxhain. Për të miturit e tjerë, gjykata vendosi që arrestimi ishte jo i ligjshëm, por u caktua mbikëqyrja nga prindërit dhe paraqitja periodike para gjykatës, – tha avokati.

Policia e Korçës arrestoi tetë persona në lidhje me vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur në një lokal në fshatin Pirg, Maliq ndërsa akuzat ndaj tyre janë si më poshtë:

Enedio Guri, 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, është autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit E.XH. Pas kryerjes së krimit, ai tentoi të largohej me automjet nga vendi i ngjarjes. Akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

Edison Guri, babai i autorit të dyshuar, dhe Roland Guri, xhaxhai i tij, akuzohen për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur mjetin prerës (thikën) me të cilin u krye krimi.

Florian Çela akuzohet për “Moskallëzim krimi”, pasi ishte i pranishëm gjatë konfliktit dhe dyshohet se tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes me të njëjtin automjet ku ndodhej edhe 14-vjeçari E.G.

Katër të miturit, banues në fshatin Zvirinë, akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm gjatë konfliktit dhe dyshohet se përmes deklarimeve në polici kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. Vetë autori i dyshuar mbeti i lënduar nga mjeti prerës gjatë konfliktit, por mori ndihmën mjekësore të nevojshme dhe u largua nga spitali ditën e djeshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026