43 persona janë plagosur si pasojë e tornadove që kanë goditur Gjermaninë të premten, raporton Policia vendase.
Meterologët Gjerman kanë konfirmuar se tre tornado kanë goditur veriun e qytetit Rhine Westphalia.
Sipas tyre, tornadot janë regjistruar në qytetet si Paderborn, Lippstadt dhe Lutmarsen, ku shpejtësia e erërave ka shkuar në 130 km në orë, raporton BBC.
Policia ka raportuar për dëme të mëdha në banesa dhe në zonat komerciale, ku shtëpitë prej druri janë shkatërruar plotësisht.
Erëra të fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Bavarinë e cila ka pasur dëme të konsiderueshme.
Republika Çeke ka raportuar për dëme të konsiderueshme si pasojë e erërave të fuqishme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky publikon videon ku ndërtesa në Ukrainë shkatërrohet nga raketa ruse
- Putin bën thirrje për mbrojtjen e Rusisë nga sulmet kibernetike