44% më shumë hyrje-dalje nga Rinasi në 6 muajt e parë të 2022

2 Gusht 2022 | 12:20

Në 6 muajt e parë të vitit 2022 trafiku ajror në Shqipëri ka njohur një rritje tej të gjitha pritshmërive.

Janë 44% më tepër udhëtarë që kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit krahasuar me vitin 2019-të, që para shpërthimit të pandemisë konsiderohet si viti më i suksesshëm në aviacionin civil shqiptar.

Në mesin e aeroporteve që shërbejnë si porta për destinacionet turistike, Tirana renditet e dyta në nivel europian, duke lënë pas të gjithë aeroportet e Greqisë.

Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit, vetëm gjatë muajit korrik numri i udhëtarëve ka qenë mbi 600 mijë.

Pritshmëritë janë që numri i qytetarëve që do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria përmes aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të jetë rreth 5 milionë, gati 1.7 milionë më shumë se sa viti 2019.

Rinasi renditet edhe në mesin e aeroporteve me performancën më të mirë sa i takon numrit të fluturimeve të anuluara, edhe pse situata në të gjithë Europën ka qenë shumë e vështirë për pothuajse të gjithë aeroportet.

Këto rritje të performancës së aeroportit të Rinasit pritet të shkojnë edhe më tej falë investimeve që janë bërë me hapjen e terminalit të ri, i cili do të shërbej për hyrjen e udhëtarëve, ndërsa godina ekzistuese do të përdoret vetëm për daljen nga Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026