5 çështje për t’u zgjidhur në garën e Barcelonës në F1
Pas fitores së vështirë në Montreal, te Red Bull pritet të jenë më të lumtur në “Circuit de Barcelona-Catalunya por pas presionit nga Mercedes dhe McLaren në Kanada dhe humbjes në dy gara shkaktuar nga Ferrari, fundjava e ardhshme është plot pikëpyetje për kampionët në fuqi. Nëse një nga ndjekëset do të jetë në gjëndje ta sfidojë sërish Red Bull, kjo do të jetë një shenjë brilantë për kompeticionin gjatë këtij sezoni pas startit me një avantazh të dukshëm nga austriakët.
Pas një dështimi të papritur kanadez për shkak të problemeve me motorrin dhe kushtet e paqëndrueshme të pistës, janë të shumta pikëpyetjet që e presin Ferrarin në Spanjë. Është hera e parë pas një starti konstant që Scuderia është në një situatë dilemash.
Tradicionalisht në Spanjë kemi parë përmirësimet më të mëdha të makinave. Ndërsa kjo është e para nga 3 gara rradhazi dhe kryesuesja e 5 eventeve në 6 javë të stinës së nxehtë. Në Barcelonë do të gjejmë një pistë me kthesa të shpejtësive të mesme dhe të larta pa pasur nevojë të kalohet mbi bordura.

Carlos Sainz dhe Fernando Alonso do të garojnë në shtëpi por ndërsa Alonso e di se ku do të jetë sezonin e ardhshëm, kjo nuk vlen për Sainz. Kick Sauber – Audi në 2026 dhe Williams janë duke luftuar për ta bindur dhe dicka më pas mbetet Alpine por piloti në sezonin e fundit te Scuderia nuk duhet të vonohet shumë për të marrë vendimin më të mirë për karrierën e tij.
Alpine vazhdon të garojë në një atmosferë të tendosur mes dy pilotëve që pas incidentit në Monako, u ndanë në vendimin e skuadrës në Montreal. Ocon që do të largohet në fund të sezonit e shpreh hapur që drejtuesit po favorizojnë gjithnjë e më shumë Pierre Gasly.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare