5 fituesit dhe 5 humbësit në “Miami Grand Prix”
Tani që gara e gjashtë në botërorin e Formula 1 ka përfunduar, le të shohim se cilët janë fituesit dhe humbësit përreth Hard Rock Stadium në Miami.
Fituesit startojnë me Lando Norris që u bë britaniku i 21 që fiton garën e 114’të në 74 vite histori. Pas tij vjen Yuki Tsunoda me vazhdimin e startit befasues të 2024 që shfaqi një performancë brilante në Sprintin e Miami’t me një makinë të përmirësuar. Alpine mori më në fund pikën e parë të 2024 me Esteban Ocon në vendin e dhjetë me pjesë të reja në makinë.

Charles Leclerc pati një nga fundjavat më të forta të sezonit. Piloti i Ferrarit u rendi i dyti në Sprint dhe i treti në Grand Prix. Në fund Daniel Ricciardo që pas një starti të vështirë këtë vit, mori pikët e para pas vendit të katërt në Sprint.

Oscar Piastri është humbësi i madh në “Miami Grand Prix”. Starti me kapërcimin e 3 pozicioneve u prish nga Safety Car dhe incidenti me Carlos Sainz në xhirot e fundit garës. Ëilliams vazhdon këtë klasifikim në një fundjavë zhgënjyese që nuk pa asnjë përmirësim pavarësisht shasisë së re.

Red Bull nuk pati një fundjavë të qetë për shkak të mungesës së balancimit në makinat e Verstappen dhe Perez që dështuan të bënin paraqitjen e një sezoni më parë. Sauber vazhdon të zhgënjejë pa ndalim dhe pa asnjë pikë në këtë sezon.
Në fund Mercedes që megjithëse me vendin e gjashtë Hamilton ka rezultatin më të mirë të britanikut, sërish skuadra humbi terren ndaj Red Bull, Ferrarit dhe McLaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë