Zhgënjimet në Formula 1 nuk vijnë vetëm nga grupi i dytë i pilotëve në tabelën e klasifikimit. Ata që zhgënjejnë mund ti gjejmë edhe në podium, ose në zonën e pikëve në përfundim të garave. Dhe raste të tilla gjenden edhe në Tempullin e Shpejtësisë, në vazhdim sjellim për ju – Humbësit në Monza:
Lando Norris – Me problemet e Red Bull në Monza, Norris e dinte se ishte mundësia perfekte për të mbyllur diferencën me rivalin për titull dhe kampionin në fuqi Verstappen. Fillimi ishte premtues, dy “pole positions” radhazi për të parën herë në karrierë. Por ndërsa mundësia ishte e artë, ai humbi dy vende në start duke e zgjatur serinë e garave që nuk ruan dot kreun pas “pole position” në shtatë. Në përfundim u detyrua të kënaqet me vendin e 3-të dhe podiumin e 4-t në 5 eventet e fundit dhe duke reduktuar me 8 pikë diferencën me Verstappen që kryeson me 62 të tilla. Një fitore do ta çonte diferencën në 52 – ekuivalente me fitoren e dy garave plus xhiron më të shpejtë.
Kevin Magnussen – Kevin Magnussen konvertoi vendin e 13-të, startin më të mirë në Monza prej vitit 2018 në të 10-in, pika e 1-rë në garën italiane në një dekadë. Por incidenti me plotësoi numrin e penaliteteve duke e përjashtuar nga gara e radhës në Baku. Danezi i Haas do ta ndjekë atë nga bokset përpara se të kthehet në “Singapore Grand Prix”.
Yuki Tsunoda – Fundjavë për tu harruar për Yuki Tsunoda që u eliminua në sesionin e parë kualifikues për të dytën herë në 3 garat e fundit ndërsa Daniel Ricciardo mbërriti në sesionin e dytë. Ndërsa të dielën u detyrua të tërhiqej pas dëmtimit që makina pësoi në goditjen nga Haas i Nico Hulkenberg.
Red Bull – Tre herë kampioni i Botës, Max Verstappen vazhdon të ankohet dhe kërkon një makinë tërësisht të re. Vendi i 7-të ishte kualifikimi më dobët pas dështimit në sesionin e 2-të kualifikues në Singapore – një vend më sipër Sergio Perez. Garën e mbylli në vendin e gjashtë, 37 sekonda pas vendit të parë në një pistë ku ai fitonte garën e 10-të radhazi, një vit më parë. Perez u rendit i 8’ti ndërsa skuadra ka vetëm 8 pikë më shumë se McLaren në klasifikimin e konstruktorëve.
Oscar Piastri – Imazhi i australianit në përfundim të garës tregonte për dhimbjen e tij pas një mundësie të humbur për fitoren e radhës. Australiani mbeti pas Norris për të tetin session kualifikues radhazi por bëri një lëvizje të guximshme që i dha kreun e garës në xhiron e parë. Por gjithçka u shkatërrua pas hyrjes së dytë në bokse dhe megjithëse shpejtësia nuk i mungoi, nuk ja doli të luftonte me Leclerc për fitoren.