“5 mijë euro, ose të nxora videot intime”- Shantazhoi gruan në Shqipëri, ekstradohet

21 Nëntor 2024 | 15:35

Një 62-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për akuzat e “Ngacmimit seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasi, i identifikuar si F. I., u arrestua në muajin gusht në Gjermani pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Partners”, i cili u realizua përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar midis Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden në Gjermani.

62-vjeçari akuzohet për kanosjen e një shtetaseje, të cilës i kërkoi 5,000 euro për të mos publikuar video intime të saj. Po ashtu, ai dyshohet për ngacmim seksual ndaj mbesës së kësaj shtetaseje.

“Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar F. I., 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026