English

5 mln raste me epilepsi çdo vit, OBSH: Sëmundja më e përhapur neurologjike në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

1% e popullsisë shqiptare është e prekur nga epilepsia, apo siç njihet ndryshe “sëmundja e tokës”.

- Advertisement -

E njohur si sëmundja më e përhapur neurologjike pa shkaktar, epilepsia numëron çdo vit 5 milionë raste të reja në botë.

Sipas të dhënave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 50 milionë njerëz janë të prekur nga epilepsia.

Karakteristikë e sëmundjes janë dridhjet e trupit, për pasojë këta pacientë, pësojnë shpesh lëndime trupore, nga minimalet deri në frakturat të ndryshme.

Ekspertët vlerësojnë se 23% e prekur nga epilepsia  vuajnë nga depresioni, 20% nga ankthi, dhe 30-40% e fëmijëve shfaqin paaftësi mendore.

Kapja në kohë e sëmundjes dhe nisja e mjekimit bën që 70% e tyre të jetojnë pa konvulsione.

E kur trajtimi me medikamente nuk funksion, mjekët ndërmarrin hapa për kirurgji.

Shqipëria ka startuar që prej vitit 2013 trajtimin me kirurgji të epilepsisë dhe në 10 vite janë trajtuar 35 pacientë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×