“5 orë shi ra, jo 5 ditë”, revoltohet Sazan Guri: Është sabotim në katror

6 Janar 2026 | 22:24

Ambientalisti Sazan Guri e cilësoi sabotim jo fatkeqësi natyrore situatën e krijuar nga përmbytjet ditën e sotme, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Sipas tij janë shumë faktorë që kanë ndikuar në situatën që u krijua sot dhe kjo jo për faj të reshjeve, sesa për shkak të neglizhencës institucionale.

“Në 2010-‘12 ka pasur përmbytje të tilla kur ka rënë shi me ditë. Veç IGJEUM që e ka paralajmëruar, fatkeqësitë sot nuk janë më natyrore por janë fatkeqësi njerëzore, natyrore quhet kur nuk e njeh natyrën, por sot ka harta, skema, dimë forcën e përmbytjes një herë në 10-20 vjet, si mund ta quash fatkeqësi natyrore. Ne nuk i kemi më pyjet që parandalojnë përmbytjet dhe në Tiranë nuk ka një hapësirë të gjelbër, tani jo vetëm 12-katëshe si në 2012 por kanë shkuar në 45 kate. Hapësira urbane është 100 për qind e zënë, kanalet janë mbushur 50 për qind, pra uji që vjen do dalë jashtë, hidrovorët nuk e hoqën ujin e tepërt 3-4 ditë para. 5 orë shi ra, nuk ra 5 ditë. Sabotim është pak, sabotim edhe në katror”, tha Guri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026