English

“5 vendet e BE-së të njohin Kosovën”, Kurti thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se është shumë e rëndësishme që 5 shtetet e BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës si de fakto por dhe de jure.

- Advertisement -

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se është e pakuptimtë që edhe pas 15 vitesh nga shpallja e pavarësisë 5 vendet e BE nuk e njohin Kosovën.

“Njohja de facto është shumë e rëndësishme por në të njëjtën kohë ne e kemi po aq të rëndësishme edhe njohjen de jure dhe e kemi shumë të rëndësishme njohjen e 5 shteteve të BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Pra nëse nuk mund të kemi ulëse në OKB siç morën dy gjermanitë ne duhet të angazhohemi maksimalisht që Spanjën, Sllovakinë, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron ti kemi në anën tonë. Në të vërtetë është bërë e pakuptimtë që 5 shtete nga 27 të bashkimit europian dhe 4 nga anëtarët e NATO-së të vazhdojnë të mos na njohin edhe 15 vite pas shpalljes së pavarësisë”- tha ai.

Më tej ai shtoi se në lidhje me njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët në mënyrë që Kosova të ecë sa më shpejt në procesin për integrimin evropian.

Ai po ashtu kërkoi ndihmë dhe nga Shqipëria.

“Është një ndër prioritetet tona por ta kemi të qartë se ne nuk mund të ndikojmë edhe shumë. Por ata që mund të bëjnë shumë punë në këtë aspekt janë miqtë tanë  ndërkombëtarë perëndimor demokratik. Ne kemi nevojë që sa më shpejtë të ecim me integrimet evropiane dhe ato euroatlantike. Në vitin e kaluar në maj kemi aplikuar për anëtarësim në këshillin e Evropës, në dhjetor kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në këtë vit do të marrim pjesë në difender Europ 23 me 1365 ushtëtarë, duam të hymë në partneritetin për paqen të NATO-s. Pra ne që duam të anëtarësohemi duam ta kemi rrugën të hapur dhe ti bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Dhe Shqipëria mund dhe duhet të na ndihmojë dhe pa dyshim edhe shtetet e fuqishme si SHBA, Gjermania, Italia, Franca e Britania e Madhe duhet  të na ndihmojnë duke qenë se Serbia po i përdor shtetet mos njohëse si siguresë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare”- theksoi ai.

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal sërish te plani franko-gjerman duke thënë se nuk mund të pranoj që të trajtohet si një tryezë Suedeze ku ti merr gjellën tënde të preferuar

“Në dekadën që lamë pas u bënë 33 marrëveshje në Bruksel nga të cilat 2/3 e tyre nuk i zbatuar Serbia. Ka marrëveshje që edhe unë kam interes të zbatohen për shembull marrëveshja për kthimin e dokumentacionit kadastral, Serbia nuk ka pranuar të kthej dokumentacionin origjinal mirë po ajo ka firmosur kthimin e kopjeve nuk e ka bërë as këtë. Por nuk duhet ti hy tani këtu sepse ky është neni 10 dhe neve na nevojitet të hapim bisedimet mbi bazën e propozimit evropian dhe pastaj do të arrijmë këtu. Neni 10 është neni 10 as neni 9 as neni 2 ata që kanë vendosur renditjen besoj e kanë pasur parasysh që po e vendosin tek pika 10-të. Unë nuk mund të pranoj që të trajtohet propozimi franko-gjerman si një tryezë Suedeze ku ti merr gjellën tënde të preferuar. Nuk mund ta nxjerrësh nenin 10 tek preambula e as tek neni i parë e i dytë. Në anën tjetër në bazë të bisedimeve që janë zhvilluar në Bruksel midis 33 marrëveshjeve që janë nënshkruar nuk ka kurrfarë rendi hierarkik as logjik ka rend kronologjik. Nuk janë nënshkruar të gjitha në një ditë janë nënshkruar ndër vite. Nuk mund të thuash se marrëveshja e 19 prillit 2019 është marrëveshja më e vlefshme nuk është e mundur një gjë e tillë. Tendenca e Beogradit zyrtarë është që ta nxjerr këtë marrëveshje si parakusht ose së paku në qendër të marrëveshjes së ardhshme, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke dhe parakusht nuk mund të lejohet”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?