50-vjeçari në Vlorë i vendos zjarrin lokalit të gruas, digjen dhe 3 garazhe të zonës

18 Korrik 2024 | 16:39

Një 50-vjeçar në Vlorë është vënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se i ka vendosur zjarrin lokalit të bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se flakët u përhapën edhe në 3 garazhe aty pranë, ku shtetasi Ll.M mbante një automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Flames 2”.

Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një objekti, mesditën e djeshme, në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flames 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. X., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin lokalit që administron bashkëshortja e tij, shtetasja B. X., me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026