500 mijë shqiptarë në rrezik urie, shpëtohen 4408 ton ushqime që ishin për t’u hedhur
Gjysmë milionë shqiptarë rrezikohen nga uria, fenomen ky që është kthyer më shqetësuesi edhe në botë, ndërsa në vendin tonë ende nuk ka një shifër se sa tonelata ushqime shkojnë dëm.
Food Bank Albania në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit mbi humbjet dhe mbetjet ushqimore, ka një apel për të gjithë qytetarët:
“Një pjesë ka tepricë, pjesa tjetër vuajnë nga mungesa. Le të kemi solidaritet, të bëjmë mirë për ata që nuk kanë. Të blejmë aq sa konsumojmë, të dhurojmë dhe të mos hedhim dhe shpërdorojmë asnjë produkt ushqimor që mund të shkojë për të pamundurit”.
Shumë të rijnë në mënyrë vullnetare ju bashkuan dje, ekipit të Food Bank Albania për të shpërndarë fletushka dhe informuar qytetarët se sa e rëndësishme dhe sa shumë përmirësojmë në jetën e dikujt tjetër, ndjekja e këtyre rregullave krejtësisht të lehta.
“Bëj Pazar me zgjuarsi, bli perime dhe fruta ‘të shëmtuara’, kujdesu për mbetjet në pjatë, kërko racione më të vogla”, këshillon një i ri vullnetar.
Në gati 100 shkolla në vend, Food Bank Albania zhvillon një orë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e çdo të riu mbi mënyrat se si mund ta ruajmë ushqimin.
Kjo është sfida e këtij mijëvjeçari, kështu shprehet Wilma Verburg, presidente e Food Bank Albania ndërsa shpërndarjes së fletushkave ditën e djeshme iu bashkua dhe Ministria e shtetit për rininë Bora Muzhaqi.
“Kjo është nga qëllimet e këtij mijëvjeçari, që të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Deri tani në Shqipëri kemi një bashkëpunim shumë të mirë me fermerët, përpara disa vitesh nuk ishin shumë të njohur me këtë koncept”, u shpreh Wilma Verburg.
Food Bank Albania operon prej tetë vitesh në Shqipëri dhe ka arritur të shpëtojë 408 ton ushqime te destinuara për tu hedhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta