5000 ushtarë të Bundeswehr: Gjermania brigadë tankesh në krahun lindor të NATO-s

22 Maj 2025 | 09:12

Forcat e armatosura gjermane formuan një brigadë të re tankesh në Lituani, të quajtur Panzer 45, dhe kancelari Friedrich Mertz udhëtoi për në Vilnius për ceremoninë e hapjes, raportuan sot mediat gjermane.

Në këtë mënyrë, zbatimi i njërit prej projekteve më ambicioze të Bundeswehr-it – stacionimi i pothuajse 5,000 ushtarëve gjermanë në Lituani – shkruan Deutsche Welle.

Kjo brigadë përfaqëson pikën qendrore të njësisë luftarake me të cilën Gjermania, me kërkesë të Lituanisë, siguron krahun lindor të NATO-s në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Sipas DW, ushtria gjermane më parë përbëhej nga tetë brigada, dhe tani i është shtuar edhe një e nëntë, e stacionuar në Lituani ku do të qëndrojë përgjithmonë, gjë që është hera e parë në historinë e Bundeswehr-it.

“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, duke shtuar se stacionimi i brigadës gjermane në Lituani është një sinjal i fortë për partnerët dhe një mesazh i qartë për çdo kundërshtar të mundshëm.

Vendosja e brigadës duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026