55% e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, të dytët në Europë

24 Tetor 2025 | 17:26

Rreth 55% e familjeve shqiptare deklarojnë se i përballojnë shpenzimet e një muaji “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17% e europianëve ndihen të varfër.

Në rajon, të varfër ndihen 34% e serbëve, gjysma e malazezëve dhe gati gjysma e maqedonasve.

Shifrat dalin nga Eurostat, i cili mat dhe varfërinë subjektive, për të plotësuar treguesit tradicionalë të varfërisë, si p.sh. rreziku për të qenë i varfër, mungesa e rëndë materiale dhe sociale, apo jetesën në familje me anëtarë të papunë.

Në këtë aspekt, shqiptarët renditen të dytët në Europë pas grekëve, ku 67% e popullatës atje perceptojnë që janë të varfër.

Megjithatë Shqipëria ka diferencë të lartë mes nivelit të varfërisë monetare të matjeve zyrtare, që është rreth 20% në 2024-n, dhe perceptimit të banorëve që mendojnë se janë të varfër, që i kalon 50%, me një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje.

INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19 %, ku pragu i të ardhurave për një person u 330 lekë në ditë, ose 9700 lekë në muaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026