57 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet në Jemen

12 Gusht 2024 | 19:57

Të paktën 57 persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha në Jemen gjatë ditëve të fundit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton Anadolia.

“Përmbytjet që filluan në fund të qershorit dhe u intensifikuan në fillim të gushtit morën të paktën 57 jetë dhe prekën më shumë se 34,000 familje dhe shumë njerëz u zhdukën ose u plagosën”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë.

Matt Huber, kreu në detyrë i misionit të IOM-it në Jemen, tha se shkalla e fatkeqësisë dhe nevojat humanitare janë “të mëdha”.

“Pa mbështetje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, aftësia për të përmbushur nevojat e të prekurve do të mbetet shumë e kufizuar”, tha Huber.

Ditët e fundit, përmbytje të mëdha kanë goditur disa provinca, duke përfshirë Al Hudaya, Taiz dhe Hajja, në Jemenin perëndimor.

Sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Jemenit, mijëra njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet, të cilat kanë prekur më shumë se 93,000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026